Fiks Fare/ Prindërit: Fëmijët në klasë kolektive i mëson mësuesja e fillores!
18/02/2022 20:30

Klasat kolektive në vendin tonë janë shumë të përhapura për shkaqe të ndryshme., por shpesh për prindërit ato janë kthyer në një problem të madh. Pesë prindër nga fshati Kolanec në Maliq ankohen në Fiks Fare se fëmijët e tyre mësojnë në një klasë kolektive dhe mësimin ua bën vetëm një mësuese e ciklit fillorë. Bëhet fjalë për gjashtë fëmijë, që nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë. Ata kërkuan ndihmën e Fiksit, pasi kanë bërë disa tentativa në ZVA Maliq ku kanë kërkuar një mësues shtesë për lëndët e matematikës dhe të gjuhës shqipe, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. " Ne kemi kërkuar mësues shtesë për fëmijët tanë dhe kërkesën tonë e kemi depozituar në instancat përkatëse që në datë 27 shtator. Na përcol;lën me fjalët që do na e sjellin por deri më sot fëmijët tanë nuk kanë parë ndonjë mësues të ri" shprehen prindërit. Pyetjes nëse fëmijët kanë hasur probleme gjatë proçesit arsimor në mënyrën e mësimdhënies së mësueses, prindërit tregojnë se mësimi fillon në 8 e 30 dhe mbaron në 12 e 30 "një mësues i vetëm nuk ka çfarë të bëj në aq kohë, thjesht u thotë hapni librat merrni këtë detyrë dhe kaq" pohojnë njëzëri. "Na kanë sjellë një mësues për lëndën e fiskulturës një herë në javë, ne kemi nevojë për mësues të lëndëve kryesore.Vetë mësuesja aktuale na ka thënë gjeni një mësues tjetër, sepse nuk i përballon dot.Ne kemi nevojë për mësues shtesë nuk duam t'i tranferojmë fëmijët në shkollë tjetër në Maliq dhe të mbyllet shkolla" shprehen prindërit për Fiksin. Gazetarët e Fiksit panë nga afër mjedisin e shkollës, ku mësuesja shprehet se ndjen vështirësi në dhënien e mësimit me klasa kolektive. " një mësues shtesë sidomos për lëndët bazë matematik, biologji e kimi duhet, pasi dhe vetë nxënësit ndjejnë vështirësi në këto lëndë" pohon mësuesja.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Mars 2026
17/03 21:00
Monitorime/ Përplasje në studio, Fevziu të ftuarve: ‘Uluni more, uluni! – Fiks Fare
17/03 21:00
“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”, mln euro për 140 “baballarët e kombit”
17/03 20:45
Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadorëve,histori që përsëritet ndër vite – Fiks Fare
17/03 20:30
DIGITALB DIGITALB