Fiks Fare/ Prerje masive e pishave, pronë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane
04/03/2022 20:30

Në emisionin Fiks Fare raportohet nga qytetarët për një masakër mjedisore. Ata dërgojnë edhe foto ku duken qartë pisha të prera në pyllin që i përket fshatit Samurr në Elbasan. Gazetarët e Fiksit sollën pamje të pyllit, ku dhjetëra pisha ishin të prera dhe të shkulura. Kur gazetarët shkojnë në këtë zonë filmojnë trungje pemësh të prera, pisha të shkulura dhe të sapo prera, të cilave ju ishte prerë vetëm gjysma e trungut dhe pjesa tjetër ishte e thyer. Gazetarët e Fiksit takojnë edhe banorë të zonës. Ata rrëfejnë se kjo masakër mjedisore me prerjen e pishave duke zbathur të gjithë pyllin bëhet natën. Njerëzit që e bëjnë këtë punë thonë banorët hiqen sikur bëjnë pastrimin e pyllit ! Por në fakt janë duke e masakruar atë. Gjithashtu banorët thonë se nuk kanë dijeni se kush janë këta njerëz dhe se ku shiten pemët e prera. Gazetarët e fiksit i drejtohen për informacion Drejtorisë Pyjore Elbasan. Në përgjigjen e kthyer nga drejtori i ketij institucioni thuhet ."Në lidhje me ngjarjen për prerjen që ka ndodhur në ngastrën numër 114/a të ekonomisë pyjore Zaranikë është prone private e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Dhe nuk është nën administrimin e Bashkisë Elbasan. Me sa kemi dijeni policia po monitoron situatën dhe eshte nen ruajtje per gjetjen e autorit. Pasi nuk lejohet prerja e ketij pylli pa leje, leje e cila merret nga pronari duke arsyetuar përse do ta presë këtë pyllë, dhe vetëm nëse ka arsye të përligjura për të dhënë lejen .

Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Mars 2026
17/03 21:00
Monitorime/ Përplasje në studio, Fevziu të ftuarve: ‘Uluni more, uluni! – Fiks Fare
17/03 21:00
“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”, mln euro për 140 “baballarët e kombit”
17/03 20:45
Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadorëve,histori që përsëritet ndër vite – Fiks Fare
17/03 20:30
DIGITALB DIGITALB