Fiks Fare/ Prefekti: Urat po i shkatërrojnë pikat e inerteve, nga 30 firma, vetëm 4 me leje
03/02/2021 20:30

Një nga shkaqet kryesore të shkatërrimit të këtij Monumenti të Kulturës janë edhe pikat e shumta që marrin inerte nga Lumi Mat. Jo më larg se 200 metra larg Urës me Harqe, është një pikë që merr inerte nga lumi. Denoncimet e shumta të Fiks Fare, Top Channel, apo edhe ankesave të banorëve, nuk janë marrë në konsideratë nga institucionet. Fiks Fare bisedoi me prefektin e Lezhës, z.Gjokë Jaku. Ai tha se është në dijeni të problematikës, madje ka ngritur edhe grupe pune për evidentimin e dëmtimeve. Z.Jaku ishte i drejtpërdrejt në akuza, teksa fajësoi Ministrinë e Kulturës e cila e ka lënë këtë monument në mëshirë të fatit. "Mbrohet nga shteti vetëm me letra. Për 30 vjet është lënë në mëshirë të fatit. Askush nuk ka ndërhyrë. Të paktën ta konservonin. Nëse vijon në këto kushte, ura do të shembet" paralajmëroi Jaku. Ai fajëson direkt pikat që marrin inerte nga Lumi Mat. "Vetëm 4 janë me leje. 18 subjekte veprojnë pa leje, pasi iu është revokuar leja e shfrytëzimit. Dhjetëra të tjera janë në të zeze. Punojnë ditë e natë dhe askush nuk mban përgjegjësi" thotë ai. Më tej pohon se ka bërë 18 denoncime në Prokurorinë e Lezhës, por asnjë hetim nuk është bërë. Në fund thotë se pikat e inerteve, përveç Urës së Zogut, rrezikojnë edhe dy ura të tjera, Urën e Trenit dhe Urën e Autostradës. "U kam dërguar kërkesa dhe shkresa, por askush nuk ka reaguar. Nga Prokuroria, Ministria e Brendshme apo edhe IKMT. Kam bërë denoncime edhe me fotografi. Të gjithë heshtin" përfundon prefekti.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30