Për këtë problematikë Fiksi u interesua edhe në prefekturë. Prefekti i Qarkut Lezhë zoti Gjokë Jaku dhe me atributin e Kryetari të Menaxhimit të Baseneve dhe Ujërave nuk ishte në dijeni të kësaj problematike. Ai u shpreh i gatshëm të ngrinte një grup pune , të cilin e urdhërojë menjëhërë pas vënies në dijeni nga Fiksi të problemit të banorëve të Domgjonit dhe premtoi se do ta ndiqte në terren këtë problem.