Fiks Fare/ Prag tragjedie, gazi dhe oksigjeni tregtohen në një vend
21/02/2022 20:30

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Korçë, ku një subjekt tregtonte në të njëjtin vend gaz dhe oksigjen mjekësor. Në datën 5 nëntor 2021, në fshatin Voskopojë në Korçë ka shpërthyer një bombul gazi, duke u plagosur disa persona. Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertë policie dhe nga Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial. Shkak i aksidentit ishte impianti i gazit, i cili ishte i pacertifikuar. Pas kësaj ngjarje, në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërritën informacione për një stacion gazi në Korçë, i cili ishte rrezik për banorët dhe për konsumatorët. Subjekti ishte Korça Gas, ku një nga aksionerët është edhe z.Enver Shahinasi, drejtor i IKMT-së në qytetin e Korçës. Në këtë firmë, e cila ndodhet në rrugën Korçë-Drenovë, përveç se tregtohet gaz për automjete dhe familjarë, tregtohet edhe oksigjen mjekësor. Ligji e ndalon në mënyrë kategorike shitjen e oksigjenit dhe të gazit në të njëjtin vend! Madje, duhen një sërë licencash dhe lejesh nga pushteti qendror dhe lokal. Sipas një dokumenti, subjekti Korça Gas e ka aktivitetin në rrugën Korçë-Drenovë. Ndërkohë, prej vitesh, në këtë adresë është edhe firma Messer Albagaz! Kjo, e deklaruar në vitin 2014 në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Kjo firmë, Messer, ka lidhur kontratë me Spitalin Rajonal të Korçës për furnizimin me oksigjen spitalor. Pra, dy kompani që tregtojnë gaz dhe oksigjen në të njëjtin vend! Madje, të dyja firmat i kanë deklaruar adresat në dokumente dhe askush nuk ka ndërhyrë, qoftë për të parë letrat!

Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Mars 2026
17/03 21:00
Monitorime/ Përplasje në studio, Fevziu të ftuarve: ‘Uluni more, uluni! – Fiks Fare
17/03 21:00
“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”, mln euro për 140 “baballarët e kombit”
17/03 20:45
Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadorëve,histori që përsëritet ndër vite – Fiks Fare
17/03 20:30
DIGITALB DIGITALB