Fiks Fare/ Policia “harroi” të njoftonte DPSHTRR-në për pezullimin
07/10/2021 20:30

Fiks Fare i bëri një kërkesë për informacion Drejtorisë së Policisë së Lezhës, duke e pyetur nëse ka pasur një korrespondencë me Transportin Rrugor pas vendimit të komisionit në datën 31 dhjetor 2020. Kjo drejtori na ktheu përgjigje se z.Ndoj më datë 23 dhjetor është përfshirë në një aksident me dëme materiale, ku janë referuar materialet në prokurori. Në këtë përgjigje thuhet se është vendosur masa e gjobës 0 lekë dhe masë plotësuese tërheqje e lejes së drejtimit. "Nga ana e shërbimeve të policisë rrugore, i është tërhequr dokumenti zëvendësues i lejes së drejtimit me afat nga data 09.12.2020 deri me datë 08.01.2021. Me vendimin e datës 31.12.2020, Organi Administrativ Shtetëror për shkak të mos paraqitjes së shtetasit është shprehur në mungesë dhe ka vendosur ta gjobisë me 7000 lekë dhe të pezullojë lejen e drejtimit për 10 muaj" thotë policia. Më tej thotë se më datë 16 korrik 2021, z.Kol Ndoj është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore. "Nga verifikimi i bërë në sistemin E-Gjoba, është konstatuar se ky shtetas ka gjoba të palikujduara si dhe lejen e drejtimit e ka të pezulluar. Për këto shkelje është përpiluar proces verbali i konstatimit të shkeljes. Për shtetasin Kol Ndoj, është dërguar njoftim zyrtar DRSHTRR Laç, në datat 23 korrik dhe 27 korrik 2021, për heqjen e lejes së drejtimit" thuhet në këtë përgjigje. Policia thotë se ka njoftuar Drejtorinë e Transportit Rrugor vetëm në datën 23 dhe 27 korrik! Por, ka "harruar" ta njoftojë në datën 31 dhjetor 2020, çka solli që qytetari të dilte sërish në rrugë dhe të penalizohej dy herë për gabimin e Policisë së Lezhës.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30