Prej disa vitesh Komisariati i Policisë Maliq nuk ka një godinë të mirëfilltë që qytetarët të marrin shërbim nga organet e policisë. Ish Kombinati i Sheqerit është përshtatur tashmë që ky komisariat të kryej veprimtarinë e tij edhe pse nuk është i përshtatshëm për zyrë pritje qytetarësh dhe shërbimin e tyre. Dikur Maliqi ka pasur Postë Policie, por me ndarjen e re Bashkia Maliq ka rreth 65 000 banorë dhe mbulon 82 fshatra ndaj posta u kthye në komisariat policie.