Kamera e Fiks Fare faktoi me zë dhe figurë këtë fenomen. Gazetarët kërkojnë informacion një punonjësi të policisë tek morgu, se cila është proceduara që kryhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore me njerëzit që ndërron jetë në spital. Gjatë bisedës polici i këtij institucioni, pasi i tregon proceduarat ligjore, i ka ofruar gazetares një kartëvizitë të një agjencie funerale. Ai i thotë të lidhet me agjentin funerale “ Doçi”, pasi të tjerët që rrinë përreth morgut janë sekser dhe matrapazë.