Fiks Fare/ “Po vdes, dua të dhuroj 985.000 €”, familja mashtrohet duke paguar disbursim 370 €!
20/01/2021 20:30

"Dua të dhuroj 985.000 euro. Emri im është zonjë Viviane. Unë nuk mund të jetoj gjatë në këtë tokë. Kam humbur burrin dhe nënën në aksident. Unë dëshiroj ta dhuroj këtë shumë për të gjithë ata që kanë nevojë". Ky është një mesazh që qarkullon në rrjete sociale, ku kërkohen familje "përfituese" e kësaj shume. Dhe, një familje nga Mamurrasi ka rënë pre e këtij mashtrimi, pasi ka paguar në total 370 euro, që duhet të "përdoreshin" për të disbursuar këtë shumë! Në redaksinë e emisionit "Fiks Fare" u ankua një familje nga një fshat i Mamurrasit, e cila thotë se kanë rënë në kontakt me disa persona që donin të dhuronin këtë shumë, pasi zonja pretendonte se ishte në ditët e fundit të jetës. Ajo thotë se shuma që duhet të përfitonin ishte plot 985.000 mije euro. "Në fillim na kërkuan 312 euro gjoja për të rregulluar letrat. Ne nuk patëm atë shume dhe nisëm, megjithë lekët e komisionit të bankës, 100 euro. Ia dërguam këtë shumë dhe ata na kërkuan sërish 500 euro. U thamë se nuk kemi më shumë. Më pas na kërkuan 250 euro, pasi me këtë shumë bëhej edhe kalimi i të gjithë shumës. Në total, megjithë komisionin, kemi paguar 370 euro. Këto shuma i kemi paguar në bankë dhe pikat e transfertave të parave" thotë zonja, e cila ka edhe mandat pagesat për emrin Maria Del Mar. Më tej pohon se e kuptuan që ishte mashtrim, pasi ata po kërkonin shuma të tjera dhe të gjitha me justifikonin se janë për disbursimin e shumës totale. Zonja pohon se të gjitha komunikimet i kanë në e-mail. "Na kanë çuar disa kontrata që është me një avokat në Francë. Njëherë hiqeshin sikur ishin në Francë, njëherë në Spanjë. Përdorin emra të ndryshëm" përfundon zonja.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30