Peshkatarët e zonës së Kepit të Rodonit kanë tre vjet që janë në konflikt me kolegët e tyre të Shëngjinit, të cilët peshkojnë me peshkarexhat e tyre duke mos respektuar kufirin e lejuar 30 metra thellësi. Duke u afruar në një thellësi më të ulët ata prishin rrejetat e peshkatarëve, të cilët të ardhura e vetme i përfitojnë nga peshkimi.