Qëndra ekonomike pranë Bashkisë Koçë pohon se fajin për mos shpërndarjen e bursave e ka ministria e cila nuk ka çelur fondin, por Ministria e Arsimit e hedh poshtë këtë. Në një shkresë zyrtare drejtuar Fiks Fare, ministria sqaron se fondi i çelur ka qenë i mjaftueshëm , por situata e tillë është krijuar pasi zyrtarët e ministrisë dhe punonjësit e bashkisë nuk janë marrë vesh midis tyre në shkresat zyrtare. Edhe njëherë u desh ndërhyrja e Fiks Fare që problemi të zgjidhet dhe shumë shpejt këtyre nxënësve t'u ndahen bursat e prapambetura.