Fiks Fare/ Përmbaruesi “shkel” gjykatën, përzë forcërisht pronarët afër Kishës së Laçit
15/03/2021 20:30

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e përmbaruesit privat Lefter Canaj, i cili ka ekzekutuar një masë sigurie që nuk ishte caktuar nga gjykata. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua familja Gjini, e cila ka në pronësi një sipërfaqe toke në afërsi të Kishës së Laçit. Këtë pronë e kanë pasur në zotërim pas viteve '90. Disa vite më parë, anëtarët e familjes janë dëbuar nga prona, vendim të cilin e kanë kundërshtuar në Gjykatën e Kurbinit. Kjo e fundit, por edhe Apeli i Tiranës, kanë urdhëruar "rikthimin e familjes në atë pronë". "Pronën e kemi të regjistruar në Hipotekë. Në këtë pronë kemi pasur një aktivitet tregtar për shitjen e suvenirëve" thotë Preng Gjini, ndërsa shton se me atë pronë ushqeheshin dy familje, pasi biznesi i tyre ishte regjistruar në Bashkinë e Kurbinit. "Në vitin 2018, Kisha bën një padi në Gjykatën Administrative për pavlefshmëri të dokumenteve hipotekore. Procesi endet sa në shkallën e parë dhe të apelit dhe ende nuk ka një vendim të formës së prerë. Ndërkohë, pa u shqyrtuar çështja e themelit, pala kundërshtare bën një kërkesë për sigurim padie. Gjykata e Apelit Administrativ vendos në vitin 2018 që të pranojë pjesërisht këtë kërkesë, duke vendosur 'të mos kryejë asnjë punim apo veprim mbi pronën objekt gjykimi'" thotë Preng Gjini, ndërsa shton se këtë vendim, Kisha e ka dërguar në Përmbarimin Shtetëror të Kurbinit. Ky përmbarim e ka ekzekutuar, duke e dërguar vendimin në Hipotekë dhe në Bashki. Pra, që mos të shitej prona dhe mos të ndërtohej në atë zonë. Por jo të ndalohej familja Gjini të ushtronte aktivitetin tregtar. Familja Gjini thotë se në asnjë rresht të vendimit nuk ndalohet tregtimi i suvenirëve. Pasi janë të regjistruar. Kisha e tërheq dosjes nga përmbarimi shtetëror dhe ia çon përmbaruesit privat Lefter Canaj. Ky i fundit shkon te prona dhe i largon me forcë anëtarët e familjes Gjini, madje u heq edhe aktivitetin tregtar.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30