Gazetarët e Fiksit kërkuan të kontaktonin me përgjegjësen e zyrës e cila pranoi se personat paguan si turistë dhe për bileta kthimi dhe për qëndrim në hotel, por sipas saj kjo ka ndodhur kohët e fundit, pasi më përpara kontrata njihej. Ndërkohë përgjegjësja, Marjana Balliu,pretendoi se denoncuesja Edona Mjeshtri ka hequr dorë vetë nga ndërmjetësimi, dhe për këtë ajo u zotua se do vinte në dispozicion të gazetarëve dokumentin, gjë e cila nuk ndodhi.