Për këtë arsye gazetarët kërkuan një përgjigje te përgjegjësi i varrëzave i cili për çdo gjë fajësonte personin që Fiksi nxorri duke marrë rryshfet për të rezervuar vend varri dhe përfundoi në burg. Madje përgjegjësi tregon se me ikjen e tij kanë filluar edhe të prishen ato varre që janë të rezervuara, por gazetarët e Fiksit faktuan të kundërtën duke i vënë në dispozicion përgjegjësit video ku dukeshin varre të rezervuara pas datës 4 prill, datë në të cilin u arrestua edhe tekniku. Por në këtë rast përgjegjësi nuk ka përgjigje, ai thotë se këtë e ka bërë një firmë private.