Një e moshuar nga qyteti i Vlorës u sorollat prej disa javësh nga Sigurimet Shoqërore dhe një bankë e nivelit të dytë për pensionin, pasi gabimisht i ishte hedhur pensioni në llogarinë e bashkëshortit të saj të ndjerë. Dhe, pas ankesës dhe interesimit të gazetarëve te Fiks Fare, zonja Mine Pashaj mori pensionin e munguar.