Fiks Fare/ “Patentën në xhep, polici më gjobiti se s’kisha patentë!”
07/10/2021 20:30

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes denoncimin e një qytetari në Lezhë, i cili është penalizuar dy herë për "gabimin" e policisë rrugore. Kol Ndoj tha për emisionin investigativ se ka bërë një aksident në fillim të muajit dhjetor 2020. Ndërkohë, ka filluar çështje prokuroria e cila ka marrë një vendim. Ditët pasardhëse nuk ka marrë asnjë informacion nga policia se çfarë kishte ndodhur. Në momentin e aksidentit, z.Ndoj thotë se kishte vetëm një vërtetim, një leje drejtimi 1 mujore të lëshuar Transporti Rrugor i Kurbinit, deri sa të dilte kartoni i patentës së re. Ai thotë se, në datën 8 janar 2021 ka shkuar te Drejtoria e Transportit Rrugor dhe ka marrë fizikisht patentën. Paralelisht, ka vijuar procedimi penal dhe më vonë është dënuar nga Gjykata e Lezhës me shërbim prove për aksidentin e fillim dhjetorit. Pasi mori kartonin e patentës më 8 janar, z.Ndoj ka vijuar të lëvizë normalisht me makinë. Ndërkohë, në datën 16 korrik 2021, ai është ndaluar sërish nga Policia e Lezhës, e cila i ka thënë se ka një gjobë pa paguar dhe lëvizte pa patentë. Këtë ditë, z.Ndoj e ka pasur patentën fizikisht me vetë. Ai i ka treguar policit se ka patentë, por polici ia ka marrë dhe i ka thënë se "të është bllokuar në datën 31 dhjetor 2020". Në këtë ditë, z.Ndoj ka mësuar se komisioni i shqyrtimit të kundra vajtjeve ka marrë një vendim për pezullim patente dhe gjobë. Z.Ndoj thotë se s'ka pasur asnjë dijeni për këtë vendim, madje s'ka pasur asnjë letër këmbim mes policisë rrugore dhe Drejtorisë së Transportit Rrugor. "Nëse kishte vendim, të më thoshin" pohon ai, ndërsa pranon se për aksidentin e fillim dhjetorit ka bërë një gabim dhe po e paguan. Por, për masën e dytë "s'kam asnjë faj, pasi shteti vetë më ka lejuar të qarkulloj me një patentë".

Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30