Njëri nga pasagjerët në autobuz tregon se është hera e dytë që po ikën drejt Gjermanisë për të kërkuar azil. Ai tregon se radhën e parë ka dhënë një 'kafe' prej 100 eurosh në doganë, por jo vetëm. Me plotësimin e dokumentacionit për azil ai tregon se ka paguar shuma të mëdha për të plotësuar dokumentacionin e duhur, pasi ai është në gjak.