Bujqit e Maqellarës dhe zonave përreth u ankuan në Fiks Fare pasi nuk regjistronin dot mjetet e tyre bujqësore. Ata i kishin blerë këto mjete në kohën e luftës në Kosovë nga refugjatët kosovarë, që erdhën në vendin tonë me këto mjete, pa dokumenta. Policia nuk i lejon të lëvizin me këto mjete pa dokumenta dhe ata nuk i regjistrojnë dot. Pas interesimit të Fiksit një grup pune specialistësh nga DPSHTRRR-ja kanë shkaur në Maqellare dhe kanë fillaur verifikimin e numrit të shasive të mjeteve, për të mbyllur procesin e verifikimit e më pas pajisjen e këtyre fermerëve me dokumenta pronësie.