Në shkollën 9- vjeçare "Pashko Vasa" në Shkodër procesi për zgjedhjen e drejtorit nuk zhvillohej pasi drejtori i rekomanduar në këtë shkollë pengonte dosjet që e konkuronin. Zgjedhjet ishin shtyrë disa herë pasi anëtarët e komisionit të zgjedhjes nuk shkonin në votim për shkak se ky drejtues i detyron të sabotonin këtë proces. Pas transmetimit në Fiks Fare të këtij problemi vjen edhe shkarkimi i drejtorit. Vetë drejtoresha Blediana Nika e Zyrës Arsimore Shkodër falenderoi Fiksin që e solli në vëmendje këtë problematik dhe drejtori i DRAP e shkarkoi, pasi zyra që ajo drejton nuk e ka këtë kompetencë.