Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës peripecitë e shqiptarëve në udhëtimet me tragete. Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën ankesa nga pasagjerë që udhëtojnë me tragetet Durrës-Bari dhe anasjelltas. Ata ankohen për kushtet me të cilat trajtohen, vonesa në oraret e lëvizjes, kushtet e brendshme apo edhe mbingarkesa. Madje edhe pagesat nën dorë te punonjësit e policisë dhe doganave.