Emisioni Fiks Fare solli rastin e një pallati në qytetin e Durrësit, në lagjen nr 12 përkatësisht në Rrugën “Abaz Çelkupa”, i dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019 dhe i mbetur ashtu deri në ditët e sotme. Banorët e këtij pallati tregojnë se pallati i tyre ka nevojë për rikonstruksion, por që nuk po bëhet edhe pse kanë kaluar 4 vjet.