Liri Lipe u ankua në emisionin Fiks Fare se ka dhënë 5 milion lekë në Zyrën e Përmbarimit Lushnje që të ekzekutohet një vendim i formës së prerë , por për 18 vite kjo gjë nuk është bërë. Sipas saj për këto para nuk ka as dokumente sesi janë shpenzuar, kur shkonë në zyrën e përmbarimit, përmbaruesit nuk mbajnë përgjegjësi se çfarë kanë bërë paraardhësit. E moshuara kërkon ndihmën e fiskit që vendimi të ekzekutohet pasi në institucione i ka humbur shpresat. " I kam paguar në bazë të aktit të ekspertimit, paratë janë shpenzuar vendimi nuk është ekzekutuar" thotë zonja Lipe.