E dhunuara ankohet se oficeri i policisë gjyqësore deri më sot nuk ka bërë asgjë në lidhje me çështjen e saj. Madje ai nuk i hap as telefonin. Por ndërkohë në urdhrin e mbrojtjes që vjehrra ka marrë ndër të tjera shkruhet se OPGJ-ja ka kërkuar znj Tushe për intervistë, por ajo nuk ka shkuar sepse ka qenë tek prindërit e saj. Gjë e cila mohohet kategorikisht të ketë ndodhur nga e dhunuara. Pikërisht për ta vërtetuasr këtë znj. Tushe Dosti telefonon oficerin e policisë gjyqësore, dhe e vetmja përgjigje që merr është që të merret me gjykatën.