Fiks Fare/ OPGj-ja mban në sirtar dosjen, asnjë veprim për 2 vite
21/10/2021 20:30

Marte Shkambi thotë se ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Shkodrës, në tetor 2019, për aksidentin dhe për mënyrën sesi u soll i dëmtuar në Shkodër e Tiranë. Ajo thotë se pronarin e ka takuar në Spitalin e Traumës, ndërsa hedh dyshime se gjithçka ka qenë për të fshehur këtë ngjarje. Pas ankesës, zonja u interesua në Prokurorinë e Shkodrës, ku takoi Oficerin e Policisë Gjyqësore që po merret me këtë çështje. "Në momentin që flasim (pas 2 vitesh hetim) unë kam thirrur Gjovalinin, djalin e xhaxhait. Arsyeja që e kam thirr se është i vetmi që ka informacion më shumë sepse ai ka kën atje, e di historinë. E di ku ka shku dhe të tjera me radhë. Nuk mund t'i drejtohem Spitalit Ulqin, nuk mund t'i drejtohem asnjë institucioni atje përderisa unë nuk kam dijeni se çfarë ka ndodh atje në radhë të parë. Janë disa procedura të cilat nga zeroja, sepse këtu ka pas procedura zero. Në momentin që ka pas një procedurë sepse ai është paraqitur në Doganë, do ti drejtohemi me një letër Doganës" i thotë OPGJ, ndërsa më pas i thotë se "s'kam të dhëna nga Ulqini për një arsye unë nuk e di ça ka ndodh realisht atje". Në fund i thotë se hetimet do përfundojnë në Tiranë çfarë ka ndodh. "Ne do të marrim dokumente njëherë, të krijojmë një bindje" i tha OPGJ. Por, çfarë bindje do të krijojë OPGJ, që ka ndodhur ngjarja në Mal të Zi? Që u transferua menjëherë në Spitalet e Shqipërisë? Dy vjet hetime për të marrë dokumente? Tani, nëse nuk i ka këto dokumente, Fiks Fare ia vë në dispozicion. Gazetarët kanë siguruar dhjetëra dokumente të Spitalit të Shkodrës, ku shkruhet diagnozë tepër e rëndë që i rrezikon jetën. Ndërkohë, dokumentet e tjera janë të Spitalit të Traumës në Tiranë. Sërish diagnozë e rëndë. Të gjitha dokumentet u morën brenda pak orësh nga Fiks Fare.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30