Fiksi solli me zë dhe figurë oficerin e policisë gjyqësore pranë komisariatit, aty ku është bërë dhe denoncimi, i cili i thotë qytetarit t'i drejtohet Fiksit dhe të ankohet për prokuroren, pasi ai e ka çuar shkresën siç ka deklaruar qytetari. Fiksi tregoi orvatjet e qytetarit disa ditore me shkresa dhe takime në sekretarinë e Prokurorisë për të takuar prokuroren e çështjes, por të gjitha herët është përcjellë pa një përgjigje.