Fiks Fare/ Operatorët turistik: Jemi të licencuar, por policia na gjobit!
22/06/2021 20:30

Institucionet nuk koordinojnë me njëra tjetrën dhe ata që penalizohen janë operatorët turistik. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor i ka licencuar , ndërkohë që Policia Rrugore i gjobit edhe pse me dokumentacionin e rregullt. Në Fiks Fare u ankua Flogert Nozllaku, i cili ka në pronësi një kompani transporti udhëtarësh për qëllime turistike. Ankohet se, para dhe pas pandemisë, këta operatorë turistikë janë penalizuar nga policia, duke iu vendosur gjoba "se nuk lejohen të dërgojnë udhëtarë në linja të caktuara", megjithëse janë të licencuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor. Ai thotë se ka në pronësi një firmë, e cila kryen transport udhëtarësh në vende turistike. Janë me dokumente të rregullta, madje me të gjitha udhëzimet për shoferët. Por, Policia Rrugore i ndalon te Qafa e Kasharit në Tiranë dhe u vendos gjoba me motivacionin se "drejtuesi i mjetit qarkullon me një mjet të transportit publik që nuk është caktuar për një shërbim të tillë, madje në një linjë që nuk është përcaktuar si e tillë". Por, Flogerti thotë se mjeti që ka marrë gjobën ka qenë me nxënës shkolle dhe ishin nisur për ekskursion në Vlorë. Ai thotë se ka një udhëzim mes Ministrisë së Turizmit dhe Ministrisë së Transportit për transportin rrugor turistik të rastit brenda vendit. Janë disa kritere, për të cilat kompania e Flogertit i ka përmbushur. Por, sërish ka marrë një gjobë vetëm për linjën. Madje, thotë se gjoba është vendosur në emër të shoferit, kur në një kohë për linjat përgjegjës është administratori i firmës, pra ai vetë. Më tej pohon se në fletën e gjobës është edhe emri i pronarit të mjetit. Por, ky mjet autobus është marrë me qira dhe në lejen e qarkullimit është shënuar edhe qiramarrësi. "S'ka si të penalizohet pronari i mjetit, kur emri im është në lejen e qarkullimit" thotë ai.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30