Fiks Fare/ OMK: Mjeku pa licencë sub/kardiologu, nuk ka diplomë!
13/04/2021 20:30

Në emisionin Fiks Fare mbërriti një informacion ku pretendohej se Dr. Ramush Bejiqi, shefi i Departamentit të Kardiologjisë pranë Klinikës Pediatrike të Qendrës Kombëtarë Universitare të Kosovës, nuk ishte i licencuar si mjek Sub kardiolog, edhe pse e ushtronte si profesion. Sipas informacionit mjeku ka përfunduar dy vitet e specializimit në Universitetin e Mjekësisë në Begrad, por nuk ka dhënë provimin përfundimtar, kësisoj nuk ka marrë as certifikatën. Gazetarët e Fiksit udhëtuan drejt Prishtinës ku fillimisht u munduam të kontaktojmë me mjekun, por ky i fundit u tha se duhet të merrnin leje në drejtori. Më pas gazetarët iu drejtuan institucionit që bën licencimin e mjekëve për të marrë informacion të plotë. Dr Ramush Bejiqi, është i palicencuar si mjek Sub kardilog nga strukturat e Odës së Mjëkëve të Kosovës, por pavarësisht kësaj ai vazhdon ta ushtrojë si profesion, madje është edhe shefi i Departamentit të Kardiologjisë. Në CV e tij, ai deklaron se në vitin 1995-1997 ka përfunduar specializimin në Universitetin e Mjekësisë në Beograd, por nuk ka paraqitur një certifikatë apo diplomë të përfundimit të këtyre studimeve. Për mungesë së diplomës nuk është licencuar as nga Oda e Mjekëve të Kosovës, të cilët nuk kanë për të vijuar me licencimin nëse mjeku nuk paraqet një kopje të diplomës. Në përgjigjen e detajuar me shkrim, nga Oda e Mjekëve të Kosovës theksohet se " Deri më tani, OMK, respektivisht Komisioni për Licencim nuk ka pranuar diplomë të sub/specializimit të fushës së Kardiologjisë siç është kërkuar. Prandaj Dr Bejiqi momentalisht posedon vetëm licencë valide si Specialist i Pediatrisë dhe bazuar në Ligjin për Shëndetësi dhe Rregulloren e Komisionit për Licencim pranë OMK-së i njëjti obligohet të ushtroj veprimtarinë e tij vetëm sipas thirrjes në licencën e tij të punës, pra si Specialist i Pediatrisë".

Berisha sfidon Ramën në 22 dhjetor “Përgjigje nga populli”! Po cili popull? – Fiks Fare
17/12 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 16 Dhjetor 2025
16/12 21:01
Monitorime/ Murrizi e thotë hapur: “Njerëzit e shëndoshë… me ‘B’ të madhe!”
16/12 21:00
Rrihet brenda Kadastrës, i thyhet krahu. Nis hetimi pas denoncimit të Fiks Fare
16/12 20:45
Lapaj për Fiks Fare nga protesta: “Rama ik! Do qëndrojmë deri në limitet biologjike
16/12 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 15 Dhjetor 2025
15/12 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi e dinte kush do ishte Avokati i Popullit 3 muaj para zgjedhjes – Fiks Fare
15/12 21:00
12 vite në Shqipëri, pa pasaportë: Policia “humb” dosjen e shqiptarit nga Kosova – FIks Fare
15/12 20:45
Berisha i sheh të gjithë si armiq, si Enver Hoxha dikur! – Fiks Fare
15/12 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 12 Dhjetor 2025
12/12 21:00
Monitorime/ Rakipi humb rrugën në Tiranë, e orienton një palestinez – Fiks Fare
12/12 21:00
Toka po çahet! Shtëpitë pranë Thumanë–Kashar në rrezik: “Na thonë dilni, por ku të shkojmë?”
12/12 20:45
Rruga drejt Bovillës e pakalueshme, turistët mahniten nga natyra, shokohen nga rruga! – Fiks Fare
12/12 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 11 Dhjetor 2025
11/12 21:01
Monitorime/ Murrizi “Na ra llapa n’lesh!”. Bala: S’e ka me Lenën, e ka me Prenën! – Fiks Fare
11/12 21:00
3 muaj radhë për një pension! Posta pa fonde dhe me 1 punonjës për qindra të moshuar! – Fiks Fare
11/12 20:45
Matematika e PD-së; 140 deputetë, 206 firma për Avokatin e Popullit! – Fiks Fare
11/12 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 10 Dhjetor 2025
10/12 21:01
Monitorime/ Burrat nuk qajnë për gratë, qajnë për… – Fiks Fare
10/12 21:00
Shkodra në panik, të miturit sulmojnë e vjedhin. Institucionet dorëzohen! – Fiks Fare
10/12 20:45
DIGITALB DIGITALB