Emri i fshatit në Regjistrin Elektronik të Adresave ndryshon, familjarët nuk regjistrojnë dot vajzën. Zoti Enver Rrapaj, banor në Luftinjë të Memaliajt, i është drejtuar disa herë Gjendjen Civile të Njësisë Administrative Fratar, Mallakastër për regjistrimin e një mbese e cila kishte lindur në ishullin e Kretës në Greqi, por e kishte të pamundur. Nënpunësi i gjendjes civile të kësaj njësie nuk mund të bënte regjistrimin pavarësisht të gjithë dokumenteve të paraqitura nga zoti Rrapaj. Kjo pasi në Regjistrin Elektronik të Gjendjeve Civile fshati rezidencë i prindërve të fëmijës nuk ekzistonte si kishte qenë më parë me emrin Bejar, por tashmë ai ishte bërë Behaj. Zotëria në fjalë, kishte shkuar dhe në Bashkinë e Mallakastrës për të pyetur se si mund të rregullohej ky gabim, por edhe atje nuk kishte gjetur zgjidhje prandaj ju drejtua emisionit tonë "Fiks Fare".