Fshati Duhanas ndodhet jo më shumë se 10 km nga qyteti Beratit. Njëra nga lagjet e këtij fshati Senallar përbehet nga rreth 50 familje të cilët ankohen se gjatë gjithë jetës së tyre nuk kanë pasur ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre. Sot banorët janë të detyruar të shkojnë në burime të ndryshëm që ka fshati për të marrë ujë të pijshëm dhe për përdorime të tjera. Shumica e banorëve shkojnë me karroca dore, pasi fshatarët nuk as kafshë, vetëm 3 gomerë janë në gjithë lagjen.