Historia e veçantë e të moshguarit që në moshën 18 vjeçare merr vesh që nuk quhej Bashkim por Kujtim Karaj. Këtë e kishte kuptuar tek fletë-thirrja për ushtarë. Tashmë edhe pse kishte fituar gjyqin me dëshmitarë që Bashkimi është Kujtimi , ALSSH Kurbin e kishte apeluar. Por gjyqi edhe pse ka kaluar 1 vit ende nuk është zhvilluar dhe nuk dihet se kur do të zhvillohet. Kujtimi vuan edhe nga diabeti dhe është me 5 insulina në ditë , nga zemra dhe nga mëlçia e zezë. Disa prej ilaçeve i rimbursohen e disa të tjera jo. Kërkon pensionin pasi ka hyrë borxh për t'u kuruar.