Fiks Fare kontaktoi me nëndrjetorin ekonomik të Spitalit Rajonal të Korçës. Ai pranoi se është e vërtetë se në afërsi të Senatoriumit ka një depozitë, por atë e ka vendosur firma që kishte fituar tenderin e kaluar. Gazetarët e pyesin përse është vendosur në përfundim të kontratës, ndërsa nëndrejtori pohon se është vendosur për të përmbushur nevojat e spitalit. Zyrtari mohoi që të ketë pasur një shtesë kontrate, ndërsa pyetjes se përse u vendos kusht në tenderin e ri ai tha se "depozita do të hiqej nga firma aktuale nëse do të shpallej fituese një firmë tjetër!".