Ky vit i ri i gjeti pensionistët në radhë të gjata për të marrë pensionin dhe disa shpërblimin prej tre mijë lekësh për Vitin e ri. Shkak u bënë ditët e pushimit. Si rezultat i fluksit të lartë të pensionistëve që donin të tërhiqnin pensionin e tyre në sportelin e Postës nr 22 në Tiranë kanë mbaruar paratë.Pensionsitët kanë pritur me orë të tëra ardhjen e fondit të dytë.