Në Selitë të Vogël dy firma po ndërtojnë katër godina banimi, por pa respektuar rregullat e ndërtimit. Edhe pse kanë një muaj që kanë filluar punimet firmat nuk kanë vendosur plinta në themele. Kjo gjë me reshjet e fundit ka sjell rrezik shëmbje të dherave afër një vilë tre katëshe dhe të një biznesi. Madje edhe gjatë raportimit të gazetarëve të Fiksit një pjesë muri është shëmbur.