Fiks Fare, Mori 500 mije lekë për kempin, mjekja kërcënon Fiksin, 15 Janar 2020, Pjesa 1
15/01/2020 20:50

“Fiks Fare” ka faktuar në 28 maj të 2015 se si funksiononte skema e marrjes së parave nën dorë nga mjekët e komisionit mjekësor të spitalit psikiatrik të Vlorës, të cilët pasi morën pagesën prej 50 mijë lekësh të reja firmosën fletëdrejtimin për në KMCAP . Por mjekja që merr paratë përpara kameras së Fiks fare mohon të ketë marrë para, deklaron se video ka ndërhyrje dhe kërkon të fshihet materiali filmik i publikuar. Pesë vjet më parë Fiks Fare solli historinë e një banori nga fshati Gusmar i Gjirokastrës që endej rrugëve të spitaleve për të kërkuar kujdestarinë e vëllai të tij me prapambetje mendore. Gjatë ecejakeve nëpër zyra e spitale pacienti bashkë me të vëllain instruktohen nga infermierët e komisionit të atëhershëm mjekësor psikiatrik të Vlorës, sesi duhet të bëjnë pagesën prej 50 mijë lekësh të reja për mjekët e komisionit. Në takimin e fundit me doktoreshën e komisionit,znj Diana BrahimMuço, ajo nuk pranon që të ulë pagesën prej 50 mijë lekësh,duke u justifikuar me faktin se ka bërë një tolerim , pasi sipas saj, pacientit nuk i takon të përfitojë kujdestarinë. Në këto kushte,vëllai i pacientit në korridorin e spitalit nxjerr 50 mijë lekë të reja, i numëron plot dy herë në prani të doktoreshës BrahimMuço dhe ia jep në dorë. Më pas një sekretare i sjell dokumentin e firmosur edhe nga drejtori, duke mbaruar punë në komisionin mjekësor të shëndetit mendor të Vlorës me 50 mijë lekë. Ndiqni kroniket e transmetuar ne Fiks Fare pesë vjet më parë.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 1 Gusht 2025
01/08 21:01
Monitorime/ Koreografi tregon pikat e tij erotike – Fiks Fare
01/08 21:00
Bregdeti pa vrojtues, pa mjete dhe pa kulla. Shkelet ligji, rrezikojnë pushuesit! – Fiks Fare
01/08 20:45
Vëzhgimi i Fiks Fare nga Velipoja në Vlorë, plazhet pa vrojtues – Fiks Fare
01/08 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 31 Korrik 2025
31/07 21:01
Monitorime/ Fevziu kokën më të madhe se gjermani – Fiks Fare
31/07 21:00
Ujësjellësi i Vranishtit kushtoi 1.7 milionë euro, por uji është me pikatore! – Fiks Fare
31/07 20:45
Jetojmë në kohëra ku të varfërit duan të hanë po s’kanë, të pasurit mbajnë dietë – Fiks Fare
31/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 30 Korrik 2025
30/07 21:00
Monitorime/ Telefonuesja: Burrat në kafë shohin kërcinjtë e grave – Fiks Fare
30/07 21:00
Shtëpia e mbyllur dhe kyçur prej 20 vitesh, pa sahat por me 4 mln lekë konsum uji! – Fiks Fare
30/07 20:45
Qytetarët denoncojnë dhe raportojnë – Fiks Fare
30/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 29 Korrik 2025
29/07 21:01
Monitorime/ Kikia ” Sot njerëzit ende i hedhin mbeturinat kuturu” – Fiks Fare
29/07 21:00
U trafikua për prostitucion, dhuna dhe traumat e çuan në skizofreni. Nëna apel për drejtësi
29/07 20:45
Pse thonë që të gjithë të afërmit e tu i njeh në derën e gjykatës? – Fiks Fare
29/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 28 Korrik 2025
28/07 21:01
Monitorime/ Fevziut i ka shpërthyer bolieri si bombë atomike – Fiks Fare
28/07 21:00
Denoncimi “Skema e fajdes dhe zhvatja me kërcënim, më largoi nga Shqipëria” – Fiks Fare
28/07 20:45
Gjyqtarët e vjetër u zëvendësuan me të rinj, po a ndryshoi drejtësia? – Fiks Fare
28/07 20:30