Fiks Fare/ Mijëra litra karburant për makinat që nuk lëvizin
26/04/2022 20:30

Nga vëzhgimi disa ditor, në muaj të ndryshëm nga emisioni Fiks Fare, rezultoi se dy automjete në pronësi të Filialit të Postës Shqiptare në Korçë qëndrojnë të parkuara në afërsi të godinës. Automjetet me targa AA 937 LT dhe TR 0736 P, rezultojnë se harxhojnë mesatarisht rreth 350 litra karburant në muaj. Ndërkohë, për muaj me radhë, këto automjete s'kanë pasur as shofer. Mjeti Volsëagen me targa AA 937 LT, nuk është në gjendje pune nga muaji janar 2020. Xhami i këtij mjeti është i thyer, madje për një kohë të gjatë nuk ka pasur as shofer! Por, këtij mjeti i ngarkohen qindra litra karburant çdo muaj! Fiks Fare siguroi dokumentet e dala nga zyrat e Filialit të Postës Shqiptare, ku rezultojnë shpenzimet e karburantit në muajin tetor 2021 të këtij mjeti. Në total, nga data 6 tetor deri në datën 25 tetor, për vetëm 19 ditë, mjeti ka rezultuar se ka harxhuar plot 380 litra karburant! Është nëse do të vinte përditë në Tiranë, nuk do e shpenzonte këtë sasi! Ndërkohë, Fiks Fare siguroi shënimet e magazinierit të postës së Korçës për muajin mars 2021. I njëjti mjet, në këtë muaj, ka shpenzuar plot 344 litra! Sipas denoncimit në Fiks Fare, mjeti me targa TR 0736 P është jashtë përdorimit që nga muaji qershor 2019. Por, këtij mjeti i ngarkohen qindra litra karburant çdo muaj! Sipas një dokumenti të Postës së Korçës, nga data 5 tetor deri në datën 28 tetor 2021, përkatësisht për 23 ditë, ky mjet ka shpenzuar 340 litra karburant. Ndërkohë, në mars të po atij viti, mjeti ka shpenzuar plot 280 litra. Ndërkohë, këto harxhime, për të dy mjetet, kanë vijuar edhe në janar dhe shkurt të këtij viti. Mjeti me targa TR 0736 P në janar 2022 ka shpenzuar 410 litra. Ndërkohë, në shkurt 345 litra karburant. Mjeti me targa AA 937 LT ka shpenzuar në janar 407 litra dhe në muajin shkurt 392 litra.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Mars 2026
17/03 21:00
Monitorime/ Përplasje në studio, Fevziu të ftuarve: ‘Uluni more, uluni! – Fiks Fare
17/03 21:00
“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”, mln euro për 140 “baballarët e kombit”
17/03 20:45
Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadorëve,histori që përsëritet ndër vite – Fiks Fare
17/03 20:30
Monitorime/ “Ligje për atraksion turistik”, por kujdes kur tregoni bordellot – Fiks Fare
16/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 16 Mars 2026
16/03 21:00
67-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren, akuza dhe për të mitur të tjerë, njëri me autizëm
16/03 20:45
Berisha e shtyu për dimër rrëzimin e qeverisë? Ja çfarë thonë qytetarët! – Fiks Fare
16/03 20:30
DIGITALB DIGITALB