Mësuesit e Shkollës së Mesme të Bashkuar Orenjë prej një viti nuk u rimbursohet transporti, pasi ZVAP Librazhd eshtë në borxhe. Kjo zyrë ka arritur në këtë pikë si rrjedhojë e proceseve të fituara nga individë të cilët janë pezulluar me pa të drejtë nga puna. Shuma që kjo drejtori u detyrohet këtyre mësuesve është rreth 3,7 milion lekë.