Gazetarët shkojnë takojnë mësuesin që dhunon fëmijën. Duke mohuar dhunën e ushtruar kundrejt të miturit mësuesi thotë se janë duke e sulmuar politikisht. Sipas tij është Rilindja që po hedh baltë mbi të politikisht meqenëse është sekretar i Partisë Demokratike në fshatin Funar. Mësuesi në fund të bisedës me gazetarët u thotë atyre se pavarësisht se fëmija i sëmurë me epilepsi është shumë problematik ai nuk e ka dhunuar, por vetëm i ka bërtitur ndonjëherë.