Fiks Fare/ “Më rrahën në komisariat, gruaja e paralizuar 5 orë në shtëpi”
11/11/2021 20:30

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes veprimet e punonjësve të Komisariatit Nr.4 në Tiranë, të cilët kanë dhunuar një 69-vjeçar në dhomën e izolimit. Ndërkohë, gjatë 5 orëve të qëndrimit të qytetarit në komisariat, bashkëshortja e tij e paralizuar ka qenë vetëm në shtëpi, pa asnjë përkujdesje. Luan Daçi iu drejtua emisionit investigativ për të denoncuar këto veprime, ndërsa edhe pse kanë kaluar mbi 3 javë nga ngjarje, ai vijon që të ketë shenja nga kjo dhunë. "Kam kërkuar ndihmën e policisë te nr. 112 për një mosmarrëveshje me komshiun. Apartamenti im pikonte, madje në dhomën ku qëndron gruaja e paralizuar. Policët shkuan në katin e dytë te komshiu dhe më pas te unë. Më thanë do vish në komisariat. I kam kundërshtuar vetëm verbalisht, për shkak të gruas së paralizuar, por më urdhëruan që të shkoja dhe ashtu bëra" thotë 69-vjeçari, ndërsa tregon se ai jetën vetëm me bashkëshorten. Më tej pohon se, edhe kur shkoi në ambientet e policisë, u tregoi policëve për gjendjen në të cilën ndodhet, por nuk ka marrë asnjë aprovim të tyre. "Përkundrazi, më futën në dhomën e izolimit. Para se të shkoja, erdhi një polic dhe më futi dorën në xhep, duke më marrë telefonin" pohon i moshuari, teksa thotë se i ka kërkuar policëve që të lajmërojë vajzën dhe të marrë avokat. "Ata s'pranuan, por një polic më kapi në të dyja krahët me forcë dhe më përplasi në mur" vijon ai, teksa u tregon gazetarëve të Fiks Fare edhe shenjat, të cilat megjithëse kanë kaluar mbi 3 javë ende i ka në të dyja krahët. Luani thotë se ka qëndruar rreth 5 orë në komisariat dhe askush "nuk e vinte ujin në zjarr". Thotë se, e gjithë ngjarja është filmuar pasi në brendësi të komisariatit ka kamera sigurie. "Pasi më mbajtën për 5 orë më thanë se mund të qëndroja për të bërë deponime. I kërkova të iki shpejt se kam bashkëshorten. Kur kam shkuar në shtëpi, çfarë të shoh. Gruaja bërtiste dhe kishte bërë nevojat personale në krevat. Si mund të lihet vetëm një njeri me aftës të kufizuar për 5 orë. Kam bërë denoncim te SHÇBA, por s'kam marrë asnjë përgjigje thotë Luani.

Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
DIGITALB DIGITALB