Pas mbështetjes së Fiks Fare fëmijët e familjes Luga pranojnë të shkojnë në shkollë. Bashkë me gazetarët e redaksisë i drejtohen dyerve të shkollës, ku aty takojnë dhe drejtorin. Drejtori merr përsipër se Alsada dhe Besardi do të jenë nën kujdesin e tij të vazhdueshëm. Gjithashtu ata do të regjistrohen në vit të parë mjafton të mos bëjnë mungesa.