Mbikalimi i hekurt në superstradën që lidh Tiranën dhe Durrësin është dëmtuar që në 22 shtator të këtij viti duke e nxjerr jashtë funksionit. Shkak është bërë një aksidenti, kur një kamion e goditi duke shkëputur komplet pjesën kaluese nga elementet anësore/rampat e shkallëve. Mbikalimi shërben për të lidhur dy lagjet Kodër - Sukth me pjesën tjetër të njësisë administrative ku sipas banorëve lëvizin rreth 1500 banorë. Fiksi pyeti Autoritetin Rrugor Shqiptarë se çfarë është bërë për rregullimin e këtij mbikalimi. Në përgjigjen e tyre ARRSH tha se është kontaktuar një kompani e cila po kërkon operator të specializuar për mbikalimet metalike të këmbësoreve, për adaptimin e një projekti vetëm për pjesën e dëmtuar, me qëllim riparimin e tij dhe pritet që të fillojë nga puna shumë shpejt.