Mbikalimi i hekurt në superstradën që lidh Tiranën dhe Durrësin është dëmtuar që në 22 shtator të këtij viti duke e nxjerr jashtë funksionit. Shkak është bërë një aksidenti, kur një kamion e goditi duke shkëputur komplet pjesën kaluese nga elementet anësore/rampat e shkallëve. Mbikalimi shërben për të lidhur dy lagjet Kodër - Sukth me pjesën tjetër të njësisë administrative. ARRSH e pyetur nga Fiksi tha se është kontaktuar një kompani dhe pritet të fillojë puna për riparimin e tij së shpejti.