Nikollas Dini, qytetar nga Elbasani ankohet në Fiks Fare se është mashtruar nga Veriana Gega, drejtuese e Agjencisë Perla, e cila i kishte premtuar , burrë e grua viza pune në Gjermani për vetëm 2500 euro. Ankuesi punon dy muaj në Greqi me gruan për t'i mbledhur ato euro, dhe ja jep Veriana Gegës e cila prej 6 muajsh nuk ka nxjerrë as vizat e punës dhe nuk i ka kthyer as lekët. E gënjen duke i thënë sot, nesër ose duke e shmangur pa i dhënë asnjë përgjigje.