Fiks Fare/ “Ky paska mbaruar”, video e qytetarëve pas aksidentit në Belsh
24/03/2022 20:30

Sipas një dokumenti, eksperti kriminalist ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Ndërkohë, sipas këtyre fotografive që po shikoni, automjeti ka udhëtuar në krahun e kundërt. Viktima dhe motoçikleta kanë qenë në kanalin në krahun që ata lëviznin. Mjeti që shkaktoi aksidentin ka qenë me dokumente të rregullt, me siguracion dhe kolaudim. Ndërkohë, për ngjarjen janë bërë disa akte ekspertimi. Por edhe sipas kësaj skice, automjeti udhëtonte në krahun e kundërt, teksa përplasi motomjetin. Madje, në vendngjarje nuk janë gjetur gjurmë frenimi të automjetit. Eksperti Mikel Caku shkruan se "shkak determinant për ndodhjen e aksidentit kanë qenë shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga shtetësja Arjola Gjata, drejtuese e automjetit". Ndërkohë, për të fituar kohë, mbrojtja e autores kërkoi riekspertim. Dy ekspertët Sefer Venari dhe Qani Xhafa dolën në konkluzionin se "mos mbajtja e krahut të djathtë të lëvizjes si dhe mos veprimi i menjëhershëm me sistem frenimi, shtetësja Arjola Gjata është shkaku kryesor i ndodhjes së aksidentit". Në datën 18 shtator 2021, Prokuroria e Elbasanit e Elbasanit ka dërguar çështjen në gjykatë. Në akt akuza shkruan se "autorja, Arjola Gjata, ka qenë duke lëvizur në krah të kundërt". Në fund, prokuroria ka faktuar se drejtuesja e mjetit ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor me pasoja të rënda, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur. Por, nga data 18 shtator 2021, kur është dërguar dosja në gjykatë, e deri në ditët e sotme, Gjykata e Elbasanit ka zhvilluar vetëm 2 seanca gjyqësore. Seancat shtyhen gjithmonë për shkak të palës tjetër, nuk shkon avokati, sëmuret e pandehura, apo për arsye të tjera. Nëse do të përfundonte gjyqi i fajësisë së aksidentit Zaimja do të kishte mundësi të kërkonte dëmshpërblim dhe me ato lekë të kurohej. Por, ndërkohë ajo pret duke u lënguar në shtrat gjykatën që të përfundojë këtë çështje.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Mars 2026
17/03 21:00
Monitorime/ Përplasje në studio, Fevziu të ftuarve: ‘Uluni more, uluni! – Fiks Fare
17/03 21:00
“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”, mln euro për 140 “baballarët e kombit”
17/03 20:45
Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadorëve,histori që përsëritet ndër vite – Fiks Fare
17/03 20:30
Monitorime/ “Ligje për atraksion turistik”, por kujdes kur tregoni bordellot – Fiks Fare
16/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 16 Mars 2026
16/03 21:00
67-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren, akuza dhe për të mitur të tjerë, njëri me autizëm
16/03 20:45
Berisha e shtyu për dimër rrëzimin e qeverisë? Ja çfarë thonë qytetarët! – Fiks Fare
16/03 20:30
DIGITALB DIGITALB