Bashkia Kukës bashkë me Entin Kombëtar të Banesave për herë të parë ndërtojnë 70 hyrje për familjet e pastreha. Me programin e strehimit "banesa me kosto të ulët" . Banesat i marrin të pastrehët e qytetit, Këshili Bashkiak diskriminon fshatin, dhe përfitojnë persona me biznese dhe të ardhura të larta. Vetë bashkia ka miratuar një tabelë pikëzimi , në bazë të cilës kanë -15 pikë ata që vijnë nga fshati. Fiksi solli rastin e një familje nga fshati Surro i Kukësit, ku zonja e shtëpisë ankohet në emisionin Fiks Fare se nuk përfitoi një banesë sociale edhe pse në bashki i thanë se ke përfituar, kur erdhi puna për ta marrë i thanë nuk përfiton. Arsyeja, nuk përmbushte kriterin ekonomik.