Fiks Fare/ Kuçovë/ Investohen 760 milion lekë për një shkollë të re, pa ngrohje
21/01/2021 20:30

Nxënësit marrin rezistenca me vete edhe pse shkolla e tyre është e re 'fringo'. Shkolla 9- vjeçare '18 Tetori' është inaguruar në muajin shtator të vitit që lamë pas, por nuk është përfshirë në projektin e saj sistemi i ngrohjes. Kjo shkollë në Kuçovë u ndërtua nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve , ndërkohë dhe Bashkia Kuçovë ka investuar 30 përqind të vlerës. Prindërit ankohen duke marrë shkasë edhe nga ulja e temperaturave në vendin tonë, që kanë kapur edhe shifrat nën zero, se fëmijët e tyre e kanë të pamundur të zhvillojnë mësimin në këto temperatura. Gazetarët e Fiksit shkojnë në Kuçovë për ta parë nga afër situatën. Takojnë vetë nxënësit të cilët thonë se në shkollë mungon ngrohja dhe kanë qenë të detyruar për të blerë rezistenca për ngrohje në klasa. Problemi i tyre nuk mbaron me kaq . Edhe pse kanë shtuar lekë për të blerë rezistencat në klasa sërish mbeten pa ngrohje, sepse shpesh ju shkëputet energjia elektrike. Nxënësit tregojnë për gazetarët e Fiksit se nëpër klasa qëndrojnë të veshur me xhupa. Fiksi komunikoi edhe me drejtoreshën e shkollës '18 Tetori' Valbona Hoxhën ,e cila thotë se janë në bisedime me Bashkinë e Kuçovës për këtë problem. Por e vetmja zgjidhje e tanishme sipas saj mbeten rezistencat ngrohëse të blera nga nxënësit dhe mësuesit.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30