Meqë akuzat bien direkt mbi ish drejtuesen e Zyrës Arsimore Kurbin, sot kryetare e bashkisë, gazetarët e Fiksit iu drejtuan edhe asaj. Majlinda Cara tregon se dokumentat i ka lënë të gjitha në shkollë, gjithashtu duhet t'i ketë edhe zyra arsimore. Faktit që dokumentat nuk figurojnë asgjëkundi, kryetarja e bashkisë shpjegon se pavarësisht se ka kaluar kohë, çdo gjë e ka bërë duke respektuar ligjin.