Babai i dy vëllezërve të dënuar, takon drejtuesin e prokurorisë së Gjirokastrës, Julian Çafka. Ata bisedojnë për provat e dosjes si dhe për “gjobën” që mori qytetari nga denoncuesi. Në vend që prokurori t'i merrte kallëzim qytetarit për këtë gjobëvënie, prokurori Çafka e udhëzon që ta zgjidhë me denoncuesin.