Fiks Fare/ Kryeplakut të Qesaratit i ka “humbur” vula. Administratori: Nuk gjejmë dot ish kryeplakun
29/09/2020 20:30

Banorët e fshatit Qesarat në memaliaj ankohen në Fiks Fare pasi ata kanë votuar për kryeplak të fshatit, por ai nuk e ka marrë ende këtë pozicion. Shkaku, ish kryeplaku nuk dorëzon vulën. Sipas banorëve votimet janë zhvilluar përgjatë një mbledhje të cilën e ka organizuar nënkryetarja e bashkisë nga ku banorët kanë përzgjedhur një person të fshatit për kryeplak të tyre. Por kryeplaku i ri që ata unanimisht zgjodhën nuk mund t'ju jap zgjidhje problemeve të tyre sepse i mungon vula dhe nuk njihet nga pushteti vendor. Njësia Administrative Qesarat shfajësohet duke thënë se vulën e ka marrë ish kryeplaku, z.Aleks Gërbi të cilit nuk i dinë vendodhjen. Gazetarët e Fiksit u interesuan pranë njësisë administrative për këtë problem. Në pamundësi për të takuar kryetarin e kësaj njësiez. Shahin Hodaj, pasi nuk ndodhej në zyrë, gazetarët e telefonojnë atë. Z. Hodaj u shpreh për Fiksin se mbledhja e zhvilluar nga nënkryetarja e bashkisë me banorët e fshatit gjatë të cilës u votua për kryeplakun e fshatit z. Mit'hat Hysi nuk ishte e vlefshme. Sipas tij pavarësisht se banorët votuan ,mbledhja u mbyll pa dorëzimin e vulës nga ish kryeplaku i cili akoma nuk e ka dorëzuar. Kryetari i njësisë u thotë gazetarëve se ka shkuar në shtëpinë e ish kryeplakut për të marrë vulën, por që nuk e ka gjetur në shtëpi. Në fund të bisedës telefonike kryetari i njësisë administrative premton se vula do shkojë në vendin e vet ashtu siç kanë votuar edhe banorët. Gazetarët e emisionit Fiks Fare shkojnë vetë në shtëpinë e ish kryeplakut për të marrë një përgjigje . Pyesin babain e ish kryeplakut për të cilin kryetari i njësisë administrative u tha gazetarëve që nuk e ka gjetur në shtëpi. Gjatë bisedës ai tregoi se djali i tij është prej kohësh i sëmurë dhe ndodhet në shtëpi, por askush nuk ka shkuar ta kërkojë dhe aq më tepër nga njësia administrative për t'i kërkuar vulën e humbur të kryeplakut të ri.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 30 Mars 2026
30/03 21:01
Monitorime/ Kujdes! Laptopi në prehër dëmton testikujt e meshkujve – Fiks Fare
30/03 21:00
7 muaj pa përgjigje për pensionin, ISSH lëviz vetëm pas ndërhyrjes së Fiks Fare!
30/03 20:45
Çfarë do ndodhte nëse Rama dhe Berisha ndërronin drejtimin e partive? – Fiks Fare
30/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30