Gazetarët e Fiksit njoftuan edhe Kryetarin e Bashkisë Kavajë. Pas sinjalizimit në objekt mbërritën jo një, por tre grupe inspektimi të Bashkisë Kavajë që gjendeshin në terren. Pasi inspektuan pallatin ata i vendosën shiritin, pasi sipas tyre ishte rrezik për banorët, duke qenë se toka është akoma në lëvizje.