Fiks Fare/ Kryebashkiaku: Drejtori i emëruar nga burimet njerëzore, nuk ia kam idenë!
06/07/2021 20:30

Drejtori i shërbimeve publike në bashkinë Kukës, Xhevdet Sopaj, i dënuar tre herë nga gjykata për vepra të ndryshme penale, mban postin e funksionarit publik në kundërshtim me ligjin. Në vitin 2017 atij i ështe hequr mandati i këshilltarit me vendim të KQZ-së. Më konkretisht, sipas vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, dhe gjetjeve të prokurorisë rezulton se Xhevdet Sopaj është dënuar në vitin 1998, me vendim të formës së prerë, me dy muaj burg për veprën penale " Lidhje pa leje në rrjetin e ujësjellësit". Në vitin 2012, Xhevdet Sopaj dënohet sërish, me 4 muaj burg, dënim i pezulluar dhe konvertuar në 18 muaj detyrim paraqitje, kësaj radhe për veprën penale " Armëmbajtje pa leje". Sipas prokurorisë, dënimin me dy muaj burg, për " Lidhje pa leje në rrjetin e ujësjellësit" nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Ndër të tjera arsyeja e heqjes së mandatit të këshilltarit është edhe ligji nr 138/2015 "Për garantimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen dhe ushtrojnë funksione publike. Neni 2, pika 1 germa a, e ligjit thuhet. Ndalohen të zgjidhen, emërohen apo të ushtrojnë një funksion publik personat që kryejnë një krim të parashikuar nga neni 278, parashikohen edhe paragrafet ndër të tjera 5/mbajtjen e armëve dhe minave. Duke përcaktuar qartë veprat penale që privojnë individë të caktuar të zgjidhen apo emërohen në poste publike. Por post publik, është edhe pozicioni i drejtorit të shërbimeve publike pranë bashkisë Kukës, post që mban aktualisht. Fiks Fare pas marrjes së këtij informacioni kontaktoi fillimisht me kryetarin e Bashkisë Kukës, Safet Gjicin. Ky i fundit nuk pranoi të japë një intervistë, por i drejtoi gazetarët për tek drejtori i personelit dhe zyra juridike e bashkisë, duke pretenduar që ata s'kanë nevojë për miratimin apo lejen e tij për të dhënë sqarime lidhur me rastin. Ai vet theksoi që nuk mund të shprehej, pasi kjo ishte një çështje tërësisht juridike.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30